Shpella me piktura në fshatin Kostar, Mesopotam Finiq, pjesë e fondit të trashëgimisë shpirtërore, tashmë do të restaurohet, pas miratimit të projektit për këtë “xhevahir” që mban statusin e monument kulture i kategorisë së parë.

Lajmin e ka bërë publik ministrja e Kulturës Elva Margariti e cila e cilëson një lajm të mirë.
“Shpëtohet një tjetër thesar i trashëgimisë sonë kulturore. Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale miratoi projektin e restaurimit në Shpellën me Piktura në fshatin Kostar, Mesopotam, Finiq. Me të gjitha faqet e pikturuara, kisha, monument kulture i kategorisë I, ndodhet në anën veriore të fshatit Kostar, ndërtuar në fund të shek. XVIII, në faqen e malit, mbështetur në një gur shkëmbor”, u shpreh Margariti.
Ky objekt është i rëndësishëm edhe për banorët e zonës pasi aty kryhen ende kryhen rituale, shërbesa dhe ceremoni.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI