Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin për kryerjen e ndërhyrjeve konsoliduese – restauruese në Urën e Glinës, në fshatin Grapsh, Dropull i Poshtëm.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila thekson se, “projekti parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në strukturën e urës si edhe në kalldrëmin e saj”.
“Ura e Glinës, e ndodhur në afërsi të fshatit Grapsh pranë rrugës nacionale, është monument kulture i kategorisë I, e ndërtuar me gurë gëlqerorë me katër hapësira, me harqe guri”, tha Margariti.
Kjo urë vite më parë ka shërbyer për lidhjen e zonës së Dropullit me atë të fshatrave Glinë, Peshkëpi, Nepravishtë dhe Vraogoran. Ndërtimi i saj i përket kohës së Ali pashë Tepelenës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI