Grida Duma, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike dhe kandidate për deputete në Tiranë, tha se aleatët e PD-së janë në një renditje shumë pozitive.
“Le të jemi realist tani, sa individë mund ta thyejnë herësin në Tiranë? Një apo dy diskutoni ju, maksimumi, teorikisht, se unë e quaj shumë të lartë herësin 10 mijë e ca në një farë mënyre në këtë betejë. Pra, bëhet fjalë për një apo dy. ” –tha Duma.
Sipas saj dhe analizës që ajo bën sa i takon njerëzve që janë të karikuar për të kërkuar vota nominale, rezulton se votuesit e Partisë Demokratike janë ata që kanë sakrifikuar më shumë nga çdo forcë politike dhe që po presin zgjedhjet me padurim.
“Votuesi i PD-së është më i karikuar dhe po pret me padurim se çdo forcë tjetër politike. Nuk e shikojë votuesin e PD-së që të lëkundet në raport me aleatin apo në raport me këdo tjetër”, u shpreh ajo.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI