Komiteti i Vaksinimit ne vendin tone ka marre per shqyrtim kërkesën për vaksinimin e reporterëve në terren.
Kerkesa eshte paaraqitur nga Unioni i gazetareve Shqiptare. Ne nje komunikate per komuniteitne gazetareve,Unioni shprehet: “Drejtues te Unionit te Gazetareve Shqiptare, ne komunikimin qe kane patur sot me Ministren e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, zonjen Ogerta Manastirliu, se ciles i kane drejtuar kerkesen per nisjen e vaksinimit te gazetareve ne terren; kane marre konfirmimin se kerkesa e tyre u depozitua ne Komitetin e Vaksinimit qe trajton çeshtjet e pandemise.
Drejtuesit e UGSH gjate ketij muaji me kembengulje dhe ne menyre riperseritese kane kerkuar qe kategoria e gazetareve ne terren te cilet perballen me riskun e larte te prekjes prej virusit pandemik COVID-19, te vaksinohen. pikerisht tani.
” Komunikimi i sotem zyrtar do te pasoje me reagimin e Komitetit te Vaksinimit dhe ne kohe te shpejte shpresojme te perfshihen edhe reporteret e terenit ne procesin e vaksinimit.-thuhet ne komunikaten e Unionit.
Kerkesa zyrtare e UGSH eshte e vetmja e depozituar nga organizata profesionale prane ketij Komiteti. Nderkohe qe ne vende te BE-se dhe ato te rajonit ka nisur procesi i vaksinimit te gazetareve ne terren gjate dy muajve te fundit.
Zyra e shtypit e UGSH do te kete komunikime gati te perditshme, per kete çeshtje me interes te posaçem nga komuniteti i gazetareve profesioniste te vendit,0thekson ne komunikaten e fundit Zyra e Shtypit Unioni i Gazetareve Shqiptare.
Pak dite me pare nga burime zyrtare shteterore u njoftua se pas mesuesve dhe qendrave te te moshuarve ne Shqieperi, do te niste vaksinimi per policet dhe gazetaret.///SARANDANEWS.AL-SR-R///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI