Partia MEGA ka prezantuar në mbrëmjen e së martës kandidatin për deputet në Qarkun e Vlorës, në listën e PS, dr. Niko Kuri. Takimi i organizuar në Hotel “Epirus”, ka patur një audiencë të vecantë pasi pjesëmarrësit kane qene pothuajse të gjitha gra.
Kreu i MEGA-s njehëresh edhe kryetar i bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço, në fjalën prezantuese për mjekun Niko Kuri, theksoi rëndësinë e madhe të zgjedhjeve të 25 Prillit në rafshin politik, ekonomik dhe shëndetësor në kushtet e diktuara nga pandemia .

“Doktor Niko ,-tha Kiço,- ka respektuar me dinjitet Betimin e Hipokratit duke u shërbyer qyetarëve pa hezituar edhe përgjate 24 orëve. Sipas tij, Kuri është deputeti i vetëm me banim në Sarandë, pranë qytetarëve dhe pacientëve, ndaj besojmë se respekti ndaj tij, do të shprehet edhe me vota.
Kreu i MEGAS , nisur edhe nga eksperienca e tij dhjetvjeçare në politike, u shpreh se “Niko Kuri është doktor dhe vështirë të bëhet politikan dhe se ai nuk do ta heqë bluzën e bardhë për të qenë si deri më sot, pranë njerëzve që e respektojnë aq shumë në Sarande, Konispol, Finiq e Delvinë.”
Sipas Kiços, komentet se me largimin e mjekut Niko Kuri nga spitali i Sarandes “do mbaroje spitali”, “janë thjesht një propagandë e kundërshtarëve politike të anës tjetër.”
Kiço u ndal më tej në problematikat sociale të bashkisë Finiq me 58 fshatra , në faktin se qindra të moshuar në këto fshatra jetojnë të vetmuar në kushtet e emigrimit te thellë, por vuri në duke se ne, po zbatojmë politika sociale dhe shprehu bindjen se deputeti i ardhshëm, mjeku Niko Kurio, do të japë kontribute të veçanta edhe për zbutjen e këtyre problematikave sociale e shëndetësore .


Kandidati Niko Kuri pasi falënderoi pjesëmarrësit me mirenjohje për vlerësimet e qytetarëve, premtoi se do të ishte i njejti njeri që kanë njohur qytetarët e rajonit të Sarandës edhe po të ishte në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, duke qenë një zë i këtyre qytetarëve pa asnjë dallim.
Vleresime për figurën e mjekut Niko Kuri u bënë gjithashtu nga shumë diskutantë që e morën fjalën në këtë takim prezantues në qytetin e Sarandës.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI