Pas nje bashkëbisedimi prezantues me gazetarët në Sarandë, Anila Denaj, Ministrja e Financave , kandidate e PS në Qarkun e Vlorës e ka vlerësuar të frytshëm takimin me njerëzit e mediave në këtë rajon.
Në këtë takim Denaj, me një eksperiencë dikur edhe në median e shkruar në vendin tonë, ka premtuar se marrëdhënia me median do te shërbejë edhe si informim po edhe për transparencë me publikun.

“Me përfaqësuesit e medias në Sarandë pata një bisedë frytdhënëse, ku shpreha angazhimin tim, si kandidate për deputete e Qarkut të Vlorës, për të vijuar punët e nisura, si dhe vizionin e Shqipëria2030.. -shkruan Denaj ne nje status ne FB.
“Mikpritja dhe pozitiviteti i njerëzve të thjeshtë, më bëjnë të jem shumë këmbëngulëse, për të arritur objektivat dhe për të bërë më të mirën..
Informimi i vazhdueshëm dhe transparenca me publikun, janë pjesë e filozofisë së punës sonë.”-shprehet Ministrja ne pozicionin e kandidates për Kuvendin e ardhshëm./SARANDANEWS./AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI