Një shqiptar është arrestuar nga policia greke paraditen e se merkures në Janinë.
Sipas mediave greke, shqiptari po transportonte lëndë narkotike me automjet. Ai u ndalua në periferi të qytetit verior nga një patrullë policore pas informacioneve të marra në rrugë operative.
Gjatë kontrollit në mjet, u gjetën dhe sekuestruan 13.9 kg kanabis dhe 8.1 kg heroinë.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u arrestua në flagrancë dhe automjeti iu sekuestrua.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI