Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli deklaroi se ne kemi kapacitete për të bërë 12 mijë deri në 15 mijë vaksina në ditë.
“Vaksina po vijnë vazhdimisht, vijnë përmes një skedulim të caktuar. Po shtohet numri i vaksinave që vijnë dhe ne kemi marrë masat qoftë në sigurimin e kapaciteteve ruajtëse, sepse vaksina të ndryshme duam mënyra të ndryshme ruajtje, qoftë dhe vaksinatorët dhe organizimin e pikave të vaksinimit. Pra 12-15 mijë vaksina në ditë do jetë realitet”, tha ajo gjatë një interviste televizive.
Në lidhje me grumbullimet gjatë fushatës elektorale, Rakacolli tha se për shkeljet ka organe të tjera që i vlerësojnë dhe që marrin masa me legjislacionin në fuqi.“Mendoj se më këtë sensibilizim që ka situata duhet çdo qytetarë të respektojnë masat e rekomanduara nga autoritetet, por patjetër organet që e kanë për detyrë duhet të dalin të bëjnë vlerësimet, ndërsa Komiteti ka për detyrë të sqarojë të marrë masa parandaluese, zbatimin e kanë në dorë organet ligjvënëse dhe më e mira e më të mirave që garanton suksesin është që çdo qytetarë që dëgjon ta shohë me përgjegjshmëri, sepse komiteti ka thënë kështu”, tha ajo.
Ajo shtoi se Komiteti ka detyra e veta të cilat sqarojnë situatën, rekomandimet ka dhe nga Inspektoriati Shëndetësor që është ai, që është për ditë në terren dhe është çdo ditë duke marrë masa, ashtu siç edhe është Taksforca.///atsh///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.