SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Situata e COVID, Greqia shtyn lejet e qëndrimit për emigrantët shqiptarë

Qeveria greke ka vendosur shtyrjen e lejeve të qëndrimit të emigrantëve deri më 31 dhjetor 2021.

Prej situatës së rënduar nga COVID-19, rezidentët shqiptarë që ishin përfshirë në vendimin e mëparshëm deri në 31 mars, përfitojnë shtyrje automatike deri në fund të vitit.

“Arsyeja e zgjatjes së këtyre lejeve dhe certifikatave lidhet me kufizimet e vendosura nga pandemia në funksionimin e Drejtorive të Imigracionit”, thuhet në njoftimin.

Emigrantët me vërtetime blu që duan të kalojnë në Greqi dhe anasjelltas duhet të plotësojnë formularin në ambasadën ose konsullatat greke në Shqipëri.

Po kështu shtyhen vërtetimet “blu” për rinovimin e lejeve të qëndrimit. Shërbimet e emigracionit grek funksionojnë vetëm me takime elektronike për raste të jashtëzakonshme, thuajse një vit, çfarë ka shkaktuar probleme madhore në një sërë procedurash rutinë për komunitetin emigrant.///

error: