Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndërsa moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin.
Do ketë prezencë mjegulle dhe mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore. Gjithashtu dhe ngrica dhe akullzime prej temperaturave negative. Dëborë e ngrirë në zonat malore.
Era parashikohet të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 3/14 | Diell |
| Kukës | -1/11 | Diell |
| Lezhë | 3/15 | Diell |
| Dibër | -4/10 | Diell |
| Durrës | 5/16 | Diell |
| Tiranë | 6/17 | Diell |
| Elbasan | 4/16 | Diell |
| Berat | -1/16 | Diell |
| Vlorë | 4/16 | Diell |
| Korcë | -4/8 | Diell |
| Gjirokastër | 0/15 | Diell |
| Sarandë | 3/17 | Diell |
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror