– Në Sarandë nisi të hënën vaksinimi masiv me nje intneres te shtuar te banoreve te moshes se trete.
Specialistet kane perzgjedhur si stacion vaksinimi per Sarandën nje salle te madhe te katit te pare ne gjimnazin “Hasan Tahsini”.
Shefja e Poliklinikes mjeke Hajrie Imera ,pergjegjese drejteperdrejt e ecurise se vaksinimi ne kete stacion, beri te ditur per SARANDANEWS.AL se “Te hënen , ne diten e pare te vaksinimi u vaksinuan mbi 230 qytetare pa asnje problem shendetesor pas marrjes se vaksines. Skuadrat e personelit mjekesor kane funksionuar ne menyren me te mire te mundshme si nje zinxhir sherbimi nga regjistrimi me karte identiteti te cdo qytetari, te çelja e karteles personale, te vaksinimi “.
Pothuasje gjate gjithe kohes, ne stacionin e vaksinimit ne Sarande ka qene i pranishem drejtori i Drejtorise se Shendetit Publik te Sarandes ,mjeku i njohur Arjan Kalcuni. Mesojhet se procesi i vaksinimit nis ne oren 08.00 deri ne oret e pasdites kur eshte vaksinuar edhe qytetari i fundit ne pritje.
Sipas mjeket Hajrie Imera sot (e marte) procesi i vaksinimi ka nisur ne oren 08.00 me te njejten procedure .
Nderkaq, Drejtori i DSHP Kalcuni permendi se sot mbërrin ne Sarande edhe partia e dyte me 1500 vaksina.///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë