/08/04/2020// Masat e reja shtrënguese në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte e nga ana tjetër, do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vijim.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se “masat e reja shtrënguese për të cilat po përgatitemi t’i drejtohemi parlamentit për ndryshime në Kodin Penal dhe Rrugor të Republikës së Shqipërisë, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe specifikisht epidemisë, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte, e nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim duke siguruar shëndetin e qytetarëve”.
“Heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet e po ashtu heqja e lirisë për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa rrezikuar arritjet e derisotme dhe rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pa cenuar shëndetin e askujt”, u shpreh Rama.
Sipas tij, brenda 15 prillit do të kemi paketën e zgjeruar financiare dhe gatishmërinë për miratimin e masave lehtësuese në qeveri si dhe të masave të reja penale në Kuvendin e Shqipërisë/ATSH/. R-SR//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI