SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

PD, Bujar Leskaj: Vëmendja, për njerëzit në nevojë, dyfishojmë ndihmën ekonomike

Bujar Leskaj, kandidati per deputet i PD ne Qarkun e Vlores, njeheresh edhe drejtues politik i ketij Qarku ka zhvilluar një takim sot me përfaqësues të personave me aftesi ndryshe, me invalidë dhe paraplegjikë.

“Tronditëse jeta, fjalët dhe problemet e tyre; tragjike gjendja në të cilën i ka lënë kjo qeveri në ikje këto 8 vite. Pensionet e tyre qesharake dhe nuk u dalin jo për të paguar drita, ujë apo ilaçe, por as për t’u ushqyer e veshur, barnat që ata marrin me rimbursim janë reduktuar, shumicës prej tyre u është ndërprerë ndihma sociale; shumicës prej tyre u janë hequr personat kujdestarë që duhet të paguheshin nga shteti (duke u dhënë paga të ulëta në kufitjë e mbijetesës, që t’i detyrojnë të largohen nga skema)...-pohoi Leskaj pas ketij takimi.

Për punësim të këtyre njerëzve, të kësaj kategorie që kërkon dinjitet e barazi nuk bëhet fjalë! Qeveria e propagandës dhe e fasadave këta njerëz i ka braktisur në mëshirë të fatit.

Sipas Leskaj, “Në 25 prill edhe për këta bashkëqytetarë me aftësi ndryshe, së bashku me Partinë Demokratike do të triumfojë edhe dinjiteti, mirëqenia; do të rikthehet buzëqeshja dhe shpresa. Qeveria e Lulzim Bashës është angazhuar që të ulë në mënyrë drastike varfërinë dhe t’i shikojë në sy e me prioritet këta njerëz.Jo me lëmoshë, por me dinjitet, punësim dhe respekt të vlerave që ata kanë dhe kontributit që mund t’i japin shoqërisë shqiptare. Është angazhuar të rrisë pensionet dhe pagat. Trajtimi mjekësor do të jetë dinjitoz; ndihma sociale do t’u rikthehet, në mënyrë që jetesa e tyre të jetë normale. Në 25 prill triumfojnë Shqipëria dhe shqiptarët!-eshte shprehur sot Bujar Leskaj, i cili kryeson listen e PD per deputet ne Qarkun e Vlores.////SARANDANEWS.AL///

error: