Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë do të ndikohet nga masa relativisht të paqëndrueshme.
Në orët e para të mëngjesit në pjesën jugore duke sjellë mot me vranësira të dendura të shoqëruara me reshje shiu dhe në juglindje dëbore.
Më pas do të kemi përmirësim të motit, pasi vendosen vlera të larta të presionit atmosferik me origjinë veriperëndimore. Moti i kthjellët me vranësira të pakta.
Era do të fryjë me drejtim nga Verilindja – Veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/15 | re diell |
| Kukës | -1/3 | re diell |
| Lezhë | 7/14 | re diell |
| Dibër | -2/8 | re diell |
| Durrës | 6/16 | re diell |
| Tiranë | 6/16 | re diell |
| Elbasan | 6/14 | re diell |
| Berat | 5/17 | re diell |
| Vlorë | 6/17 | re diell |
| Korçë | 1/8 | bore diell |
| Gjirokastër | 5/16 | shi diell |
| Sarandë | 6/19 | re diell |
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade