Në rast se zgjedhjet do të zhvilloheshin sot Partia Socialiste do të merrte 69-73 mandate ose e shprehur në përqindje votash 48-52% të votave.
Sipas sondazhit të publikuar nga Report TV në bashkëpunim me Institutin italian “Piepoli”, PD-AN do të merrte 56-58 mandate ose 39-43% të votave dhe LSI do të merrte 8-10 mandate ose 3,5-7,5 të votave.
Po ashtu PSD do të merrte 0-2% të votave ose 0-1 mandat; Partia Nisma Thurje 0-2% ose 0-2 mandate; Lëvizja për Ndryshim 0-2% ose 0-2 mandate.
Rreth 54% e qytetarëve e konsiderojnë një gabim të madh që kërcënon shëndetin publik, sjelljen e opozitës gjatë fushatës elektorale në thyerje të rregullave antikovid.
Vetëm 14 % e të anketuarve mendojnë se opozita bën mirë që thyen rregullat kur është e nevojshme, sepse të fitosh zgjedhjet është më e rëndësishme.
Ndërkohë që 29 % e të anketuarve mendojnë se të gjitha partitë i thyejnë rregullat antikovid gjatë fushatës.
Ndërkohë të pyetur se si e konsiderojnë strategjinë e qeverisë shqiptare për të marrë vaksinat ruse dhe kineze për vaksinimin masiv në vend, 60 % e qytetarëve shqiptarë e cilësojnë si të dobishme dhe korrekte.
Ndërkohë që 22 % e të pyeturve kanë thënë që qeveria duhet të kishte pritur miratimin e EMA-s për këto vaksina.
Më shumë se gjysma e shqiptarëve kanë besim te vaksinat ruse dhe kineze, ku më konkretisht nga 1200 persona të pyetur, 58 % e tyre thanë se sigurisht që do ta bëjnë vaksinën ruse, si edhe 56 % e të pyeturve janë të gatshëm ta bëjnë vaksinën kineze.
Të pyetur si e gjykojnë sjelljen e Presidentit Ilir Meta, 60% e qytetarëve e vlerësojnë negativisht sjelljen e kreut të shtetit, ndërsa 24% e vlerësojnë pozitivisht.
Ndërsa 15% nuk kanë një mendim konkret.
Të pyetur nëse do të shkojnë të votojnë në zgjehdjet politike të 25 prillit, 55%-59% e të anketuarëve shprehin gatishmërinë që të shkojnë në kutitë e votimit.
Ndërkohë që në sondazhin e 28 marsit 2021 kjo shifër ishte 54%-58%. Ndërkohë krahasuar me sondazhet e muajve nëntor, janar apo shkurt ka një rënie të rëndësishme të predispozicionit për të shprehur vullnetin në zgjedhjet e 25 prillit pasi janë 4 apo 5 për qind e shqiptarëve që kanë ndryshuar qëndrim dhe tashmë refuzojnë të votojnë.
Në qarkun e Tiranës nëse do të votohej sot, PS do të merret 18-20 mandate ose e shprehur në përqindje votash 49-53%.
Ndërkohë PD-AN do të merret 12-14 mandate, ose 36-40% të votave; LSI 1-3 mandate ose 4-8% të votave; Partia Nisma Thurje do të merrte deri në 2 mandate ose 1-3% të votave; Lëvizja për Ndryshim do të merrte 0-1 mandat ose 0-2% të votave.
Në Durrës PS do të merrte 48-52% të votave ose 6-8 mandate; PD-AN do të merrte 38-42% të votave ose 5-7 mandate; LSI do të merrte 2-6% të votave ose deri në 2 mandate.
Në qarkun Elbasan nëse do të votohej sot PS do të merrte 51-55% të votave ose 8-9 mandate; PD-AN do të merrte 37-41% të votave ose 4-6 mandate dhe LSI do të merrte 2-6% ose 0-1 mandat.
Në Shkodër nëse do të votohej sot PS do të merrte 37-41% të votave ose 3-5 mandate; PD-AN do të merrte 48-52% ose 5-7 mandate; LSI do të merrte 2-6% ose 0-1 mandat; PSD do të merrte 1-3% ose 0-1 mandat dhe Lëvizja për Ndryshim do të merrte 1-3% ose 0-1 mandat.
Në qarkun e Fierit, nëse votohej sot PS do të merrte 49-53% të votave ose 8-9 mandate; PD-AN do të merrte 33-37% të votave ose 5-6 mandate; LSI do të merrte 2-6% ose deri në 2 mandate; Partia Nisma Thurje do të merrte 2-4% ose 0-1 mandat dhe Lëvizja për Ndryshim1-3% të votave ose 0-1 mandat.
Në Lezhë, nëse do të votohej sot PS do të merrte 37-41% të votave ose 2-4 mandate; PD-AN do të merrte 51-55% ose 3-5 mandate.
Në Vlorë nëse do të votohej sot, PS do të merrte 57-61% të votave ose 7-8 mandate; PD-AN 30-34% të votave ose 3-5 mandate; LSI do të merrte 3-7% të votave ose 0-1 mandat.
Në qarkun e Korçës nëse do të votohej sot PS do të merrte 50-54% të votave ose 5-7 mandate; PD-AN 35-39% ose 3-5 mandate dhe LSI 4-8% të votave ose 0-2 mandate.
Në Dibër PS merr 37-41 % të votave ose 1-3 mandate dhe PD-AN 51-55% të votave ose 2-4 mandate.
Në Berat PS do të marrë 55-59% të votave ose 3-5 mandate; PD-AN 30-34% të votave merr 1-3 mandate dhe LSI 3-7% të votave ose 0-2 mandate.
Në Gjirokastër PS merr 44-48% ose 1-3 mandate; PD-AN merr 36-40% të votave ose 0-2 mandate dhe LSI merr 7-9% të votave ose 0-1 mandat.
Në Kukës PS merr 36-40% të votave ose 0-2 mandate; PD-AN merr 54-58% ose 1-3 mandate.




















ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI