Ne ditën Ditës Botëtore të Romëve, u organizua një manifestim i identitetit kulturor të komunitetit rom nga Saranda dhe Çuka. Manifestimi nisi ne sheshin qëndror “Nenen Tereza” të Sarandës dhe më pas vijoi në shëtitoren e re pranë Limanit të vjetër.




Me këtë rast të pranishmit romë i përshëndeti kryetari i bashkisë Adrian Gurma dhe kreu i shoqatës së romëve për rajonin e Sarandës, Ramiz Begani.




Gurma tregoi vemendjen dhe interesin ne rritje per komunitetin rom nga ana e bashkise si shtresa me e margjinalizuar. Sipas tij edhe ne te ardhmen bashkia do te adresoje nevojat e ketij komuniteti per strehim, ndihma sociale, arsimim, etj,.


Aktiviteti u ndoq me interes edhe nga banorë të qytetit për kengët meloditë dhe manifestimet rome.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin në Port kroçera “Seabourn Quest” me 467 turistë në bord
Sarandë. Arrestohen tre persona në trafikun e lëndëve narkotike, me destinacion Sarandën dhe Ksamilin.
Sarandë. Punimet për rehabilitimin e kinotetarit ‘Butrinti’ nisin në nëntor.