SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Gjirokastër-U plagos me thikë pas sherrit për pronën, humb jetën në spital 60-vjeçari Autori në polici: Më ofendoi

 60-vjeçari Ilirjan Ruca, i cili u plagos me thikë ditën e sotme në Gjirokastër pas një sherri, nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa ndërroi jetë në spital.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në në lagjen “Pazari i Vjetër” në Gjirokastër, ku 60-vjeçari u përfshi në një konflikt të çastit me Afrim Nazifin, 57 vjeç. Fillimisht ata u konfliktuan verbalisht me njëri-tjetrin, ndërsa më pas 57-vjeçari ka marrë thikën dhe ka goditur me thikë në pjesën e barkun 60-vjeçarin.

I plagosuri u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Policia arrestoi autorin e ngjarjes, i cili tha në polici se e kishte qëlluar 60-vjeçarin pasi ky i fundit e kishte ofenduar.///

error: