Ina Zhupa, kandidatja per deputete e PD ne Qarkun e Vlores ne takimin e radhes ka bashkebiseduar me fermerët dhe blegtorët, në Metoq e Çukë. Me nje bllok ne dore, ka degjuara dhe ka mbajtur shenime ceshtjet e ngritura nga fermeret.


“Prezantova programin e Partisë Demokratike, për zhvillimin e kësaj hallke të rëndësishme të ekonomisë. Në 4 vitet e ardhshme të qeverisjes sonë, fermerët dhe blegtorët do të përfitojnë nga zhvillimi i infrastrukturës, subvencionimet, ulja e çmimit të naftës dhe heqja e barrierave me pronësinë. -pohoi pa stakimit Zhupa.
Duke u fokusuar te problematikat e fermereve te Sarandes, kandidatja demokrate me numrin 2 ne listen e Qarkut Vlore ka vene theksin te prioritetet e saj:


“Fermerët dhe blegtorët, punëtorë e të palodhur të Sarandës, meritojnë më shumë vëmendje dhe lehtësime , për të prodhuar më shumë në punën e tyre. Thanë se në 8 vite, nuk ka ardhur asnjë deputet të bisedoj me ata. U takuam sot, por do takohemi edhe shumë herë të tjera në të ardhmen, për një Sarandë dhe Shqipëri që i merr më të mirën tokës, prodhon më shumë. Në 25 prill fiton prodhimi i vendit tonë.”.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI