SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi: Tri mënyra të vlefshme për plotësimin e fletës së votimit

 Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha sot se zgjedhësi në zgjedhjet e 25 prillit ka vetëm 3 mënyra për plotësimin e fletës së votimit.

Në një intervistë televizive Celibashi tha se, “zgjedhësi mundet të votojë vetëm për partinë politike ose koalicionin që dëshiron edhe pa zgjedhur asnjë kandidat. Nëse ai vendos të mos zgjedhë asnjë kandidat të këtij subjekti apo koalicioni, është i lirë që ta bëjë këtë gjë dhe do të zgjedhë partinë dhe koalicionin, fleta konsiderohet e vlefshme”.

“Opsioni tjetër është ai ku zgjedhësi ka të drejtë të votojë partinë politike dhe vetëm njërin prej kandidatëve të atij subjekti apo koalicioni. Vendosim kryqin tek partia ose koalicioni dhe nëse zgjedhim një kandidat vendosim kryqin ose plusin tek numri i kandidatit që kemi preferencën. Nuk mund të votohen 2 kandidatë nga e njëjta forcë. Nuk mund të votojmë për partinë politike dhe për kandidatin e një subjekti tjetër, në këtë rast fleta është e pavlefshme”, – theksoi Celibashi.

Celibashi u shpreh se, “opsioni i tretë është kur voton vetëm për një kandidat, por nuk do të zgjedhësh partinë. Kjo fletë votimi është e vlefshme, por vota e kandidatit shkon edhe për partinë”.

Çdo mënyrë tjetër votimi jashtë këtyre opsioneve e bën fletën e pavlefshme”, tha Celibashi.///

error: