SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e premte 16 prill 2021

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se në vendin tonë për ditën e premte parashikohet të ketë mot fillimisht me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare deri në orët e mesditës.

Më pas gradualisht me kalimin e orëve shtim vranësirash mesatare deri të dendura në të gjithë territorin. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta fillimisht në zonën e jugut dhe më pas do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit në orët e mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër4/17Diell re/shi
Kukës1/14Diell re/shi
Lezhë4/19Diell re/shi
Dibër-1/13Diell re/shi
Durrës5/19Diell re/shi
Tiranë5/20Diell re/shi
Elbasan3/20Diell re/shi
Berat2/20Diell re/shi
Vlorë5/19Diell re/shi
Korcë0/11Diell re/shi
Gjirokastër2/16Diell re/shi
Sarandë5/18Diell re/shi
error: