Kandidati i Bindjes Demokratike ne Qarkun e Vlores, Ardi Kollozi pohoi sot :”Ne mendojmë se Shqipëria ka nevojë urgjente për ndryshime në Kushtetutë sistem zgjedhor që të garantojë, jo vetëm barazinë e votës dhe preferencën e zgjedhësit, por edhe korrektimin kombëtar të rezultatit, në rast se do të ruhet patjetër proporcionali rajonal.
Sipas Kollozit ” Sistemi politik shqiptar duhet të çlirohet nga kontrolli i dy partive të mëdha dhe nga avantazhi i frikshëm i qeverisë, sa herë shkohet për të votuar. Duhet kufizim me ligj i pushtetit të kryeministrit si dhe të shihet mundësia për aplikimin e votimit të detyruar. “
Per numrin 1 te Listes nga Bindja Demokratike “Shqiptarët sot janë të shtrënguar më shumë se çdo popull tjetër në botën demokratike të votojnë vetëm një person, i cili pasi zgjidhet si kryeministër na bëhet njëkohësisht president, kryetar parlamenti, kryeprokuror, kryegjykatës, kryetar partie dhe diktues ndaj të gjitha pushteteve të tjera të pavarura. Privilegjet kushtetuese për shefin e qeverisë duhet të hiqen, në mënyrë që, në rast se kryeministri rrëzohet me mocion, parlamenti të ketë mundësinë të krijojë një shumicë të re, siç e kanë pothuajse të gjitha vendet demokratike të botës.”. -ka shprehur opsionin e tij dhe te paertise qe perfaqeson Ardi Kollozi,, kandidati per deputet i Bindjes Demokratike ne Qarkun e Vlores.///SARANDANEWS.AL///,
ME SHUME LAJME
Kush do të na e mbrojë shqipen nga këta “modern” barbarë?!
Shaban Zeneli e la shpirtin në këngë
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.