Trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri do të monitorojë rreptësisht zgjedhjet parlamentar të 25 prillit.
Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë zhvilluar takimin e fundit për të përcaktuar zonat se ku ato do të monotirojnë. Siç bëhet e ditur janë 50 ekipe të ngritura që do të monitorojnë zgjedhjet dhe kryesisht do të jenë të përqendruara në Tiranë dhe në zonat e cilësuara si të nxehta.
“Sot Shefat e Misioneve të #BE-së në #Shqipëri u takuan përsëri për të përfunduar përgatitjet në funksion të zgjedhjeve të së dielës. Vëzhgimi diplomatik i BE-së do të ketë 50 ekipe në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë gjatë procesit të votimit dhe numërimit, në mbështetje të Misionit të OSCE/ODIHR”, shkruan ambasadori i BE-së Luigi Soreca.
Ndërkohë që vëmendja në këto zgjedhje e ndërkombëtarëve do të përqendrohet kryesisht në qarkun e Elbasanit ku një ditë më parë si pasojë e shkëmbimit të armëve nga militantët e partive të PD-së dhe PD-së u vra Pjerin Xhuvani dhe katër të tjerë u plagosën.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI