SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

GREQI – 76 viktima nga COVID-19dhe 2 754 raste ditore te infektuar.

– Greqia konfirmoi sot 2 754 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, me 12 prej tyre të identifikuara në pikat hyrëse në vend, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 329 134  raste COVID-19.

EODY njoftoi edhe 76 vdekje të tjera në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të cilave ka arritur në 9 864.

Një total prej 819 pacientësh janë në ventilator në spitale, ndërsa 456 të tjerë u pranuan në spital në 24 orët e fundit.

Mosha mesatare e të infektuarve të rinj është 44 vjeç  dhe e viktimave ishte 79./ANA-ATSH///

error: