Duket se vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve që detyron emigrantët shqiptarë që vijnë nga Greqia të karantinohen për dy javë do të mbetet në fuqi pavarësisht ankesave të shumta kundër vendimit.
Presidenti i Republikës, Partia Demokratike dhe zyra e Avokatit të Popullit kanë kërkuar që vendimi të shfuqizohet pasi cenon të drejtën kushtetuese të votës.
Kërkesa e opozitës është depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kreu i saj, Ilirjan Celibashi deklaroi pasditen e sotme se KQZ nuk mund të shqyrtojë një kërkesë të tillë.
“Çështja në fjalë është jashtë kompetencës sime. Është kompetencë e Ministrit të Shëndetësisë. Këtë kërkesë do t’ja përcjell menjëherë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale”, tha Celibashi.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI