SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zëdhënësja e PD-së: Qytetarë, dilni për të votuar dhe për të vendosur

Partia Demokratike i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të dalin për të votuar.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD-së Floriana Garo tha se “kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë”.

“Falenderojmë nga zemra gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot marrin përgjegjësinë për fatin e tyre dhe dalin për të votuar. Një herë në katër vjet ne kemi mundësinë të vendosim për rrugën që do të ndjekë vendi ynë në 4 vitet e ardhshme”, tha Garo.

“Qytetarë shqiptarë, dilni për të votuar dhe për të vendosur. Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe për demokracinë tonë. Është koha jonë të dalim dhe të votojmë. Të gjithë e shohim entuziazmin anembanë Shqipërisë. Dilni dhe votoni – për të ardhmen tuaj, për fëmijët tuaj, për vendin tonë”- shprehet Garo. ///

error: