Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, deklaroi në një studio televizive se PS ka fituar mbi 74 mandate, duke bërq thirrje që të pritet procesi i numërimit me qetësi.
“Qytetarët e kanë shprehur vullnetin e tyre, ai proces është mbaruar dhe prej atij momenti po administrohen kutitë dhe ne do të duhet vetëm të presim dhe të shohim rezultatin. Pavarësisht të gjitha debateve dhe diskutimeve, sondazhet tregojnë qartësisht se PS është forcë e parë dhe forcë qeverisëse në mandatin tjetër”, u shpreh Mazniku.
“Rezultatet do të jenë shumë herë më të mira sesa sondazhet. Marrim mbi 74 mandate. Tirana është një qytet i madh me shumë njerëz dhe dinamik. Është një nga qytetet që e di dhe do të tregojë vullnetin për mbështetjen e PS dhe për Edi Ramën. Duhet pritur me shumë qetësi numërimi i votave”, vijoi Mazniku.
“Ne e dimë si kanë votuar qytetarët sepse kemi punuar me ta gjatë gjithë kësaj kohe. Pjesëmarrja në Tiranë dhe qytetet e tjera është e ndikuar shumë nga mënyra si kanë qenë zgjedhjet kësaj radhe, se njerëzit kanë zgjedhur edhe kandidatët”, tha Mazniku.
Pas çdo deklarate të Maznikut në lidhje live me studion televizive, kishte brohoritje e duartrokitje nga të rinjtë socialistë. //ata///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit