Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi u shpreh optimist se rezultati i votimit për subjektet zgjedhore mund të dalë brenda 48 orëve nga nisja e numërimit të fletëve të votimit.
“Besoj se po, ka disa probleme të raportuara në disa KZAZ mbi mënyrën si anëtarët e grupeve të numërimit po zhvillonë procesin, janë sporadike por duhet të kenë vëmendjen e lidershipit përkatëse”, u shpreh ai.
Celibashi tërhoqi vëmendjen e partive politike që kanë komisionerët e tyre në qendrat e numërimit, që të kenë gati grupet rezervë në rastet kur komisionerët lodhen dhe duan të bëjnë pushim.
“Rastet kur numërusi thotë u lodha do bëj pushim, oartitë duhet të ketë marrë masat që të ketë gati numëruesit e tjerë në rast. Por historitë dhe skenat me komisionerë të lodhur unë them se duhet të marrë fund”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI