Deri në orën 15.30 janë numëruar rreth 50% e kutive të votimit në të gjithë vendin.
Pas një diference më të lartë në orët e para të mëngjesit, gara mes Partisë Socialistë dhe koalicionit mes Partisë Demokratike dhe LSI-së po bëhet më e fortë.
Deri në orën 15.30, Partia Socialiste vijon të jetë në avantazhe, me 48.8 % të votave, me një rënie prej rreth 2 pikë përqindje në krahasim me orët e paradites. Socialistët janë më të fortë në qarkun e Vlorës, Elbasanit dhe Beratit.
E dyta është Partia Demokratike, që ka parë një rritje të lehtë, duke arritur në 39.29%. Demokratët janë më të fortë në Kukës, Lezhë e Shkodër.
Lëvizja Socialiste për Integrim luhatet në nivelet e 7-7.1% dhe nuk ka arritur që të rritet në orët e fundit. në orën 15.30 kishte 7.05% të votave
Surpriza e këtyre zgjedhjeve deri tani është Partia Socialdemokrate, që deri në orën 15.30 kishte marrë 2.13% të votave të përqendruara në dy qarqe, në Shkodër dhe në Tiranë.
Partitë e vogla dhe kandidatët e pavarur nuk kanë arritur që të bindin elektoratin gri, i cili përpara zgjedhjeve vlerësohet se ishte shumë i lartë (rreth 15% totalit të votuesve) dhe asnjë prej tyre nuk ka arritur të marrë më shumë se 1%.
Rreth 3.59 milionë persona kishin të drejtën e votimit në zgjedhjet e Kuvendit 2021, por vetëm rreth 60% e tyre ndodhën në Shqipëri, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë jashtë vendit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur paraprakisht se pjesëmarrja në votime ishte 48.2%, lehtësisht mbi nivelin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e vitit 2017 dhe më e ulët se në 2013-n, kur ishte rreth 53.3%.
Partia Socialiste po kërkon një mandat të tretë, ndërsa partia Demokratike, në koalicion me LSI-në kërkon që të rikthehet në pushtet pas 8 vitesh.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI