Perrfundoi procesi i numërimit të votave në KZAZ 90, Bashkia Sarandë.
Partia Socialiste ka fituar në Sarandë me një rezultat prej 7,839 vota ose 53%, kundrejt 5,060 vota ose 33% të Partisë Demokratike dhe 1480 vota ose 10% të ISL
Ajo qe duhet shenuar pas ketij momenti te rendesishem, ishte fakti qe menjeher pas përfundimit të numërimit, kandidatja demokrate Ina Zhupa (deputetja) i ka uruar fitoren kandidates socialiste(deputetes) dhe ministres Anila Denaj.


Momenti kur Zhupa i ka dhene doren e urimit Denajt, eshte pritur me duartrokitje dhe fjalen”bravo” nga shumë te pranishem ne sallen e madhe te KZAZ- 90 ne Sarande./

Gjesi i duarve te takimit mes kundershtaresh politike mirepritet ne menyre te veçante ne Sarande,ku qytetaria ka rrenje me te thella sesa historia dhe udhetimi ne kohen e pluralizmit politik te subjekteve ne kete ane te Shqiperise..

Nje foto e tille,e takimit te duarve te urimit mes kundershtaresh, nje foto kaq shume e munguar ne Shqiperi, eshte me teper sesa nje mesazh per te gjithe, vecanerisht ne klimen e diteve te fundit.

Gjate fushates per zgjedhjet e 25 prillit, ra ne sy fakti qe te dyja kandidatet rivale per nga kampet politike: Denaj dhe Zhupa zhvilluan nje fushate me tone te qeta, larg tollovise se sharjeve e negativizmit elektoral. Mesa duket ato e dinin mire se zgjedhesit ne kete rajon parapelqejne tone e qeta e me kulture, argumentat dhe tonet e paqta./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI