Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi te merkuren se mandati i tretë i Partisë Socialiste është mandati i gjithë shqiptarëve, në përfundim të procesit të numërimit të votave edhe për kandidatët në Sarandë.
“Shqipëria fitoi. Falënderim, për të gjithë votuesit në qarkun e Vlorës, që i besuat mandatin e 3-të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama. Ne jemi kampionët dhe vetëm ne do të mund të vazhdojmë përpara punët e nisura, sepse ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. Mandati i Partisë Socialiste është mandati i gjithë shqiptarëve”, tha ministrja Denaj, njëkohësisht kandidate për deputete në qarkun e Vlorës. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI