SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e shtunë 1 maj 2021

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e shtunë  vendi do të ndikohet nga masat ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por në pjesën e parë të ditës nuk do të mungojnë edhe periudhat e shkurtra me diell.

Duke filluar nga orët e drekës në pjesën më të madhe të vendit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Lokalisht reshjet në formën e stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8 m/sek dhe përgjatë bregdetit hera-herës e vrullshme deri në 15 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër14/27Re shi
Kukës14/29Re shi
Lezhë16/27Re shi
Dibër12/26Re shi
Durrës17/27Re shi
Tiranë18/28Re shi
Elbasan17/30Re shi
Berat16/29Re shi
Vlorë16/29Re
Korcë14/26Re shi
Gjirokastër14/29Re
Sarandë16/29Re
error: