SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

BLIC: Gimi, taksisti human i Urgjencës.

SARANDË.-Në mëngjesin e kësaj të hëne (24.08.26) zbres çalë-çalë nga pallati në zonën e Portit dhe nisem drejt taksive pranë stadiumit të lojërave me dorë.

… Nuk eci dot, është e pamundur. Taksitë janë rresht. Pothuaj të reja siç i ka hije një qyteti turistik.

Dialog me taksixhiun e parë :

-Deri në spitalin “P.Nako”, ju lutem, te Urgjenca…

Taksixhiu: -Megjithë qejf por nuk vij dot se, ma zenë venin….!

-Nuk kuptoj!…

Tjetri habitet me çudinë tënde dhe faktin që në një qytet turistik unë nuk i njohkam “rregullat e pashkruara idioteske të taksive “liçensuar nga bujarja Bashki!”

Kaloj te taksixhiu tjetër:

-Deri te Urgjenca, në spital.Të lutem!

-Më vjen keq por nuk mundem.

-Përse:

-Se ma zenë vendin!….

Nuk insitova. Çalë-çalë shkoj te një tjetër .

-Për spital? Menjëherë! Hip!- dhe më ndihmoi të ulen ne sediljen e parë.

Unë: -Po nuk ta zënë vendin si taksi?

-Ça vendi?

-Hiç, hiç!

-Or mik, të kesh të shkuara por unë kur shpie njerëz te urgjencen e spitalit nuk marr lekë kurrë.

As 2 km rruge dhe mbërritëm te Urgjenca e “Petro Nakos”.

Ai, duke më ndihmuar të zbrisja:

-Mos e fut dorën në xhep! Thash, për shpirt të nënës që më ka lënë pak kohë më parë!

Tentoj të paguaj përsëri por taksisti ma kthen të njejtën përgjigje.

Duhet të kap orën 08.00 siç më ka thënë mjeku i njohur ortoped, Lefter Nika.

-O mjeshtër, shumë faleminderit!- i drejtohem taksistit.

-Si quhesh, të paktën? Njiheni bashkë?

-Jo, nuk njihemi. Quhem Gimi.

-Po mbiemri:- i them Gimit me instiktin e gazetarit.

-Mullai. Agim Mullai.

Dhe iku si një shpirt i mirë.

Isha njohur krejt rastësisht me taksistin human të Urgjencës në Sarandë….

Me një kartvizitën ” Gimi Taxi” në dorë, u afrova në radhën ku pacientë nga Sarada, Fieri, Tepelena, Përmeti, etj, prisnin dr.Lefter Nikën.

Sigurisht në Sarandë, ka dhjetra taksistë model që shërbejnë me etikë. (M’u kujtua një ironi e mikut tim, Kolonelit për taksimetrat që nuk punojnë te taksixhinjtë e Sarandës, për shkak të kripës së detit…”)

Po mendoja për historinë e taxive që duhet të shkojnë drejt Urgjencës mjekësore. Nuk ka ndonjë rregull me taksitët në Shqipëri.si në vende të tjera (psh si në Greqi. ku, nëse qytetari i sëmurë ankohet për rrefuzim shërbimi, taksistit mund t’i heqin edhe liçencën!) .

Apo: standart “Albanistan turistik, hesapi?! (Shkëlqim HAJNO-SARANDANEWS.AL)///

error: