Shkeli në ujërat e Ksamilit perimetrin e sigurisë, duke futur mjetin lundrues Jet Ski në zonën e pushuesve, ndëshkohet me gjobë 500 000 lekë të rinj drejtuesi dhe i bllokohet mjeti lundrues.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë me intensitet kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe respektimin e rregullave të lundrimit.
Gjatë patrullimit në plazhin e Ksamilit, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues Jet Ski, i cili kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar pushuesit që ndodheshin në plazh.
Në përfundim të veprimeve administrative, drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi A. P., u ndëshkua me masë administrative 500 000 lekë të rinj, ndërsa mjeti lundrues në pronësi të tij u bllokua në portin e Sarandës.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese dhe subjektet që operojnë me to, që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e pushuesve.
Kontrollet dhe patrullimet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me fokus të veçantë garantimin e sigurisë së pushuesve dhe parandalimin e çdo shkeljeje që rrezikon jetën e tyre.///sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Rama: Hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit, detyrë ekskluzive e drejtësisë
“Time Out”: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin