Saranda, e ndodhur në gjirin e detit Jon dhe e konsideruar si një nga vendet më të bukura të Rivierës shqiptare, me shëtitoren e re “Naim Frashëri” që pritet të përfundojë në 15 maj ka marrë pamje të re.
Kryeministri Edi Rama publikoi disa fotografi nga qyteti i Sarandës në mbrëmje, ku temperaturat e ngrohta kanë bërë që qytetarët të shijojnë shëtitjet pranë bregdetit jonian.

Shëtitorja “Naim Frashëri” kthehet në një hapësirë publike shumëfunksionale dhe në shërbim të banorëve e pushuesve gjatë sezonit turistik.
Në shëtitore mbizotërojnë elementë që e ruajnë identitetin e qytetit, si për shembull porta hyrëse e Onhezmit, skulptura të realizuara nga artistë lokalë, sheshi i shatërvanit, pemët ekzistuese dhe zonat e gjelbra, pishina e hapur, etj.

Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit shton kuriozitetin e turistëve me historinë e tij mijëravjeçare./
ME SHUME LAJME
BLIC: Gimi, taksisti human i Urgjencës.
Shkon shteti tek problemi, jo problemi tek shteti
Berisha: PD nis shumë shpejt përgatitjet për zgjedhjet vendore