Jane raportuar se te pakten 5 tragete me rreth 6500 emigrantë, po kthehen për pushime në atdhe, me rreth 1500 makina në orët e paradites së sotme.
Zyrtaret e Portit, thane se edhe pasdite priten dy tragete me rreth 4000 pasagjerë e 800 makina, duke shënuar kështu pikun e trafikut detar në mbërritje.

Raportohet se tragetet po punojnë “dopio-corse”, duke bërë dy rrugë në ditë, për shkak të fluksit të lartë.Nga ana tjetër, 36 sportele janë të hapur për kalimin e pasagjerëve dhe makinave nga policia kufitare, ndërsa kapiteneria ka organizuar hyrjen e trageteve në kalata për të mos krijuar radhë dhe kaos në pikun e fluksit.
Nderkohe, nga Porti i Sarandes nuk vjen asnje sinjal per mundesin e qarkullimit te trageteve me pasagjere qe lidhin brigjet shqiptare me ato helene te Korfuzit. ne Portin e Sarandes prej disa muajsh tragetet shqiptare te ankoruara kane kryer te gjitha sherbimet mekanike dhe presin vetem sinjalin e nisjes se punes.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI