Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot heqjen e masës së karantinës 14-ditore me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, ndërsa me kërkesë të Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë do të lejohet hapja e auditoreve të universiteteve vetëm për procesin e konsultimeve dhe sezonit të provimeve.
Në konferencën për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu theksoi se “në mbledhjen e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve ka rivlerësuar masat e marra disa javë më parë, ka bërë një vlerësim të situatës në dy vendet fqinje në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi ku në dy javët e fundit ka edhe një tendencë e uljes së infektimeve. Gjithashtu duke qenë se kaloi periudha e festimit të Pashkëve ku dhe risku i lëvizjes së shtuar të qytetarëve ishte më i madh, ka vendosur heqjen e masës së karantinës 14 ditore me këto dy vende”.
“Në vijim po të situatës epidemiologjike me kërkesë të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të lejohet hapja e auditoreve të universiteteve vetëm për procesin e konsultimeve dhe sezonin e provimeve sipas një kalendari të miratuar nga MASR dhe universitetet duke garantuar një plan të konsultimeve dhe duke siguruar zbatimin rigoroz të protokolleve shëndetësore”, – tha Manastirliu.
Sipas saj do të vijojnë të mbeten rregullat e tjera sa i përket ndalimit të grumbullimeve dhe orari i kufizimit të lëvizjes që do të mbetet ora 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI