Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e premte vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Për pjesën e parë të ditës moti do të jetë kryesisht me diell por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare.
Pas orëve të mesditës do të jetë mot i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – jugperëndim me intensitet 1-6 m/s e përkohësisht mesatare deri në 10m/s në brigjet detare shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 13/24 | Diell pak re |
| Kukës | 12/25 | Diell pak re |
| Lezhë | 12/24 | Diell pak re |
| Dibër | 10/23 | Diell pak re |
| Durrës | 14/25 | Diell pak re |
| Tiranë | 15/26 | Diell pak re |
| Elbasan | 13/27 | Diell pak re |
| Berat | 12/27 | Diell pak re |
| Vlorë | 14/25 | Diell pak re |
| Korçë | 10/24 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 11/26 | Diell pak re |
| Sarandë | 13/25 | Diell pak re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI