SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE-Mjeku i shquar veterinar dhe studjuesi Agim Nelaj dekorohet me titullin e larte “MJESHTËR I MADH”

Mjeku i mirënjohur veteriner dhe studjuesi Agim Nelaj u dekorua së fundi me titullin e lartë “MJESHTËR I MADH”nga Presidenti I Republikës.

Në motivacionin e titullit të lartë nënvizohej:”Për kontribut të rëndësishëm dhe shumëvjeçarne ushtrimin e profesionit të mjekut veterinar në mbrojtje të blegtorisë dhe të shëndetit publik. I përkushtuar në praktikën mjekësore dhye studime të ndryshme shkencore në fushën e veterinarisë”.

Dr.Agim Nelaj përveç kontributit në profesionin e veterinerit në Sarandë dhe  më parë në disa rajone te tjera të vendit, është autor I disa librave me studime shkencore dhe artistike.

Zoti Nelaj ka kontribute të veçanta për bletarinë gjatë 30 viteve të funndit. Ai njihet e vlerësohet edhe nga bletarët dhe shoqata të ndryshe të bletarëve në Repuiblikën e  Kosovës., ku ka marrë pjesë si I ftuar në disa evente kombëtare e rajonale atje.

Botimet e dr.Nelajt, janë zgjeruar duke përfshirë studime serioze në dy vëllime edhe për bletën. ’’Për bletën dhe sëmundjet e saj.’’është vëllimi I tij I fundit. Për herë të parë (pa pararendës) dr.Agim Nelaj hartoi historikun e sherbimit veterinar nëpërmjet personaliteteve më të shquara.

Dr.Agim Nelaj ka kontribute të vlerësuara edhe në shoqërine civile mjedisore në Shqipëri. prej viotit 2007. Ai është anëtar themelues dhe Kryetar Nderi I  shoqatës AJMMI në rajonin e Sarandës (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias Informacionit)prej vitit 2010.///

“Falenderoj nga zemra të gjithë ata që me uruan me rastin e dekorimit.Disa qindar urime , dhe konsiderata të sinqerta,janë vlerësimi më i madh për jetën e gjatë profesionale , kontributin e gjatë në fushë e mjekësisë veterinar dhe më gjërë.

Falenderoj Dekanatin e Fakultetit të Mjekesisë Veterinare për propozimin për vlerësim. Gjithashtu dhe vajzën time Elona, për shkrimin emocional.”.0shkruan ne statusine tij ne fb z.Agim Nelaj, “MJESHTRI I MADH“. /SARANDANEWS.AL///

ë

/

error: