Kryetari i PS-së së Tiranës Ervin Bushati deklaroi se fundi se ankimimet e PD-së po ndodhin sepse Basha përpiqet të mbushë mendjen e bazës apo militantëve të vet që të mos kërkojnë largimin e tij.
I ftuar në një emision televiziv, duke folur në lidhje me procesin e PD-së për mbledhjen e provave për zgjedhjet e 25 prillit, Bushati tha se fjalët që thotë sot PD, rezonojnë, apo janë vetëm për bazën e PD-së, pra që kryetari i saj, Basha përpiqet të mbushi mendjen e bazës apo militantëve të vet që të mos kërkojnë largimin e tij.
“Në një krah po mundohet të ndërtojnë argumente për 2025, që nuk është se ne nuk fitojmë por që na i kanë marrë votat, dhe tjetra kërkon të shtyjë procese pasi pas tre humbjesh ka kërkesa për dorëheqjen e tij. Por nuk kanë asnjë bazë të vërtetë. Diferenca mes PD dhe PS-së ishte shumë e gjerë. PD ka marrë 59 mandate, PS 74. Po ashtu PS ka ardhur me rritje në vota, nuk mund të manipulohet një popull i tërë”, theksoi ai.
Në lidhje me fitoren e PS-së, Bushati tha se PS ka arritur një fitore të madhe me mandatin e tretë.
“Ajo që shohim sot është kurorëzim i një pune të gjatë. Pra zgjedhjet nuk janë vetëm fushata, katër javët e fundit por 4 vite dhe kanë qenë vite shumë të vështira, të cilat u bënë të tilla me bojkotin e opozitës në parlament, me mosmarrjen pjesë në zgjedhjet lokale dhe gjithë tensionet që erdhën me te. Tërmeti i nëntorit, pastaj i shtatorit, pastaj pandemia. E gjithë puna jona ka qenë në një malore të vështirë e megjithatë kemi besimin e qytetarëve që kemi bërë më të mirën e mundshme. Askush nuk bënte dot më shumë se kaq”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?