Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shpallur sot të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA, ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Blinken është shprehur me anë të një postimi në Twitter se, aktet korruptive të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri.
Blinken ka shpallur publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Blinken theksoi se SHBA mbetet e bashkuar kundër korrupsionit me partnerët në Shqipëri.
“Aktet korruptive të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Unë shpall publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, është shprehur Blinken.

Blinken: Rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë
Njoftimi zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit:
“Sot, unë njoftoj shpalljen të papërshtatshëm të Sali Berishës, ish-president i Shqipërisë, ish-kryeministër i Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm.
Në cilësinë e tij zyrtare si kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.
Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeverisëse dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.
Kjo shpallje është bërë në bazë të Seksionit 7031 (c) të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Aktit të Programeve për Përshtatshmërinë, 2021.
Përveç Berishës, unë shpall të papërshtatshëm bashkëshorten, Liri Berisha, djalin e tij, Shkëlzen Berisha dhe vajzën, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.
Kjo shpallje riafirmon angazhimin e SHBA për mbështetjen e reformave politike thelbësore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë krah popullit të Shqipërisë. Departamenti do të vazhdojë të përdorë cilësime të tilla si këto për të promovuar përgjegjësinë për njerëz të korruptuar në këtë rajon dhe globalisht”.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit