SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Leskaj: Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj reagoi sot pas refuzimit të KAS për t’i kërkuar institucioneve shtetërore provat zyrtare sipas tij për blerje të zgjedhjeve edhe në qarkun e Vlorës.

“KAS refuzoi sot të bëjë drejtësi për qytetarët e Vlorës, Sarandës, Delvinës, Himarës, sepse ata duan të mbrojnë dhe të fshehin vjedhjen e zgjedhjeve. Ne paraqitëm provat tona se në qarkun e Vlorës rezultati i zgjedhjeve u deformua nga punësimet masive elektorale dhe të paligjshme, nga përdorimi i personave me rekorde kriminale për blerjen e votave, nga dhënia e paligjshme e lejeve të legalizimit dhe nga akte të tjera kundra ligjit në këmbim të votave”, tha ai.

Leskaj tha se duke refuzuar të marrë informacionin zyrtar për të gjitha keto shkelje që kanë lënë gjurmë në sistem dhe që masakruan zgjedhjet e lira e të ndershme, KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve.

“Dosja e qarkut të Vlorës është e mbushur me provat tona që faktojnë vjedhjen e zgjedhjeve. Sot e kësaj dite, KAS refuzon t’u përgjigjet pyetjeve të thjeshta: Pse refuzon të marrë informacion në zyrat e Kadastrës për legalizimet elektorale, në zyrat e Bashkisë dhe disa agjencive qeveritarë për punësimet e paligjshme elektorale? Pse refuzon t’u kërkojë agjencive ligjzbatuese informacion për përfshirjen e krimit në blerjen e votës”, tha ai///

error: