-Pensionistë të Sarandës u shrehen të shqetësuar nga vonesat në pastrimin e plazheve publike.
Ata takuan në Plazhi e Ri gazetarë te SARANDANEWS.AL dhe Radios “Saranda” duke treguar gjendjen e plazhit publik, mbushur me inerte dhe makineri të firmës së ndërtimit të shëtitores .


Pensionisti ish ushtrak Asllan Godo kerkoi qe firma e ndertimit te shetitores t’i jape fund zvarritjeve dhe t”i ktheje plazhet publike ne gjendjen e tyre te meparshme. “Ne po pastorjem bashke me disa pensioniste pjese te plazhit publik,por kjo nuk mjafton -tha ai.


Pensionistet i kërkojnë Bashkisë gjithashtu që në hapësiren e shëtitores pranë pazheve publike të vendosen stolat prej druri që kanë qenë dikur.
“Ndryshe eshte te ulesh mbi stolat e betonit qe ka sjelle firma kur merr plevitin dhe ndryshe te ulesh ne stolat tona te drurit qe i kishi dhe na i hoqen nga syte-“-thane te merkuren pensionistet e Sarandes ne Plazhin e Ri .
Plazhi i Ri, prane pishines natyrore te notit “Esat Mamaca”, eshte një prej hapësirave publike te plazheve ne Sarandë. Sipas konfirmimit te fundit te kryetarit te Bashkise Adrian Gurma, e gjithe hapesira e bregut te detit pergjate shetitore se re, do të vazhdoje te jete plazh publik për qytetarët, pa pagesë.. /SARANDANEWS.AL///.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI