Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka përgëzuar SPAK për dënimin e Adriatik Llallës, i pari zyrtar i lartë në vend që dënohet me burg, dhe i është përgjigjur njëkohësisht edhe Sali Berishës, i cili paditi ditën e sotme sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken për shpifje pasi i kishte nëpërkëmbur dinjitetin.
Më vjen mirë që SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm, tregon se askush – pavarësisht sa i fuqishëm – nuk është mbi ligjin. Kur të gjithë jemi të barabartë para ligjit, të gjithë kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë”, shkruan Kim/.shqiptarja///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI