Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e shtunë vendi ynë do të vijoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë jugore. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare me këto të fundit më tepër të theksuara në relievet malore.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me drejtim jugperëndim – juglindje 1-10 m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ere me rrahje deri në 15 m/sek. Valëzimi në dete do jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/27 | Diell pak re |
| Kukës | 9/26 | Diell pak re |
| Lezhë | 10/27 | Diell pak re |
| Dibër | 8/24 | Diell pak re |
| Durrës | 12/27 | Diell pak re |
| Tiranë | 11/28 | Diell pak re |
| Elbasan | 10/29 | Diell pak re |
| Berat | 8/29 | Diell pak re |
| Vlorë | 12/28 | Diell pak re |
| Korcë | 8/24 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 8/29 | Diell pak re |
| Sarandë | 12/26 | Diell pak re |
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”