Zonat me natyrë piktoreske që ofron Përmeti dhe fshatrat përreth tij do të jenë lehtësisht të arritshme, falë infrastrukturës që sa vjen e përmirësohet. E tillë është rruga Përmet-Çarshovë, aktualisht një kantier i hapur, por që shumë shpejt do të kthehet në një mundësi të re për shijuar mrekullinë e natyrës përmetare falë projektit “Sistemim, asfaltim i rrugës Përmet-Çarshovë”. Bashkia e Përmetit bën të ditur se projekti i financuar nga qeveria shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e atraksioneve turistike dhe impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit.
Rruga Përmet-Çarshovë është pjesë e segmentit rrugor Tepelenë-Përmet-Çarshovë, që lidh rrugën kryesore kombëtare SH4 (aksin rrugor Veri-Jug) me qytetin e Këlcyrës, Përmetit dhe Çarshovës dhe më tej me kufirin me Greqinë në Pikën Doganore të “Tre Urave”, por është edhe pjesë e segmentit rrugor Tepelenë-Korçë-Kapshticë. Segment ky shumë i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin e zonave ku kalon kjo rrugë, por edhe për transportin e mallrave nga Lindja në Perëndim dhe anasjelltas. Ky aks rrugor, pjesë e të cilës është edhe rruga Përmet-Çarshovë kalon nëpër disa qytete apo qendra administrative të rëndësishme si më poshtë: Këlcyrë, Përmet, Çarshovë, Leskovik, Ersekë, Korçë, Bilisht, Kapshticë.
Ndërhyrja synon përmirësimin e konjektivitetit rajonal dhe ndërkufitar dhe lehtësimin e aksesibilitetit drejt potencialeve turistike të rajonit të Përmetit, duke sjellë zgjerimin e ofertës turistike të rajonit dhe rritje të oportunitetit për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm rajonal.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI