Shëtitorja “Naim Frashëri” në qytetin e Sarandës ka marrë tashmë një pamje të re me infrastrukturë moderne, teksa jemi në prag të sezonit veror turistik. Këtë diel kjo shëtitore është e mbushur me vizitorë të shumtë, të cilët kanë zgjedhur si destinacionin e fundjavës Sarandën.
“Saranda e bukur” shprehet Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar sot pamje nga shëtitorja dhe qyteti bregdetar.
Në videon e publikuar shihen qytetarë të shumtë të grupmoshave të ndryshme në këtë shëtitore.
Shume prej tyre shëtisin duke shijuar bukurinë e bregdetit, të rinjtë gjithashtu argëtohen duke bërë foto e të vegjlit duke lozur me njëri-tjetrin. Investimet e kryera në shëtitoren e këtij qyteti bënë një transformim thelbësor të bregut të qytetit mikpritës. Me transformimin e shëtitores kanë fituar shumë edhe bizneset pasi është rritur shumë vlera e pronës.
Shëtitorja “Naim Frashëri”, është një hapësirë publike shumëfunksionale dhe në shërbim të banorëve e pushuesve gjatë sezonit turistik.
Në shëtitore mbizotërojnë elementë që e ruajnë identitetin e qytetit, si për shembull porta hyrëse e Onhezmit, skulptura të realizuara nga artistë lokalë, sheshi i shatërvanit, pemët ekzistuese dhe zonat e gjelbra, pishina e hapur, etj,./ATSH///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI