– Sipas një njoftimi nga Autoriteti i Aviacionit Civil grek, direktiva e fluturimit që vendos ndalimin e hyrjes në Greqi për shtetasit e vendeve të treta (nuk zbatohet për shtetasit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian) shtrihet deri më 31 maj në 06:00 të mëngjesit.
Në veçanti, direktiva e aviacionit (njoftimet ndërkombëtare të fluturimit) parashikon:
Ndalimin e hyrjes në vend të shtetasve të vendeve të treta, përveç vendeve të Bashkimit Europian dhe Marrëveshjes së Shengenit.Përjashtohen pasagjerët rezidentë nga Australia, Maqedonia e Veriut, EBA, SHBA, BM, Izraeli, Kanadaja, Bjellorusia, Bahreini, Zelanda e Re, Kuba, Ukraina, Ruanda , Rusia, Arabia Saudite, Serbia, Singapori, Tailanda.
Të gjithë udhëtarët për në Greqi, pavarësisht nga kombësia, plotësojnë formularin elektronik PLF (Forma e Lokatorit të Pasagjerëve), në adresën elektronike https://travel.gov.gr, me detajet e tyre të kontaktit në Greqi përpara mbërritjes në vend.Parakusht për hyrje është që udhëtarët në Greqi: të kenë përfunduar të paktën 14 ditë përpara vaksinimin kundër COVID-19 dhe të paraqesin një certifikatë vaksinimi; të jenë testuar negativ për COVID-19 nga metoda PCR, brenda 72 orëve të fundit para mbërritjes së tyre në Greqi, ose në mënyrë alternative.
Detyrimi i kushteve (vaksina, ose testi negativ, ose çertifikata e sëmundjes), për hyrjen në Greqi është e vlefshme për fëmijët nga pesë vjeç e lart.Për më tepër, të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë pas mbërritjes, duke u bazuar në procedurën e siguruar nga Formulari i Lokatorit të Pasagjerëve.
Në rast se testet e gjejnë një pasagjer pozitiv, karantina do të jetë e vlefshme për 14 ditë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI