Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se janë kryer mbi 736 mijë vaksinime që prej fillimit të fushatës “Shqipëria buzëqesh”. Sipas saj, vetëm sot janë kryer 11,230 vaksinime.
Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.
Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” mbërritën të dielën edhe 60 mijë doza të vaksinës Sinovac, ndërsa të hënën mbërritën 14,040 vaksina Pfizer, pjesa e katërt e 145,000 dozave të financuara nga Bashkimi Europian.
Mbi 847 mijë doza vaksine kanë ardhur deri tani në Shqipëri, teksa do të vijojë javë pas jave mbërritja sipas kalendarit të vaksinave antikovid.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI