Kjo e enjte ka shënuar ditën e dytë radhazi pa humbje jete nga COVID në vend. Me një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 raste të reja infeksioni, pas kryerjes së 3,137 testimeve.Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 8 raste në Tiranë, 5 raste në Korçë, 2 raste në Fier, 1 rast në Shkodër, Devoll, Mirditë, Prrenjas, Skrapar.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.Në 24 orët e fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,042 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i rasteve të infeksionit në vend, që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 132,264, ku raste aktive janë 775. Fatkeqësisht, numri i viktimave ka shkuar në 2,447.
Humbje jete në 24 orë 0, Testime ditore 3,137, Testime totale 709,464,Raste pozitive 132,264
Raste të shëruara 129,042,Raste Aktive 775, Humbje jete 2,447///
Fier 20
Kukës 10
Durrës 11
Dibër 4
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI