Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot lehtësim të masave anti-COVID.
Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mira Rakacolli u shpreh se, “nga 1 qershori hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk”.Rakacolli theksoi se, “ora policore shtyhet në orën 23:00-06:00. Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do lejohet deri në orën 22:00”.
“Nga 15 qershori, grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP”, tha ajo.“Nga 1 korriku, ora policore shtyhet në orën 24:00 -06:00. Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00. Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30 % sipas protokollit të ISHP. Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30 % të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP”, theksoi Rakacolli.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI